Ndërlidhjet

Vazhdon bombardimi i Misratës


Rebelët dhe dëshmitarët thonë se forcat qeveritare po vazhdojnë bombardimin e qytetit Misrata, pavarësisht njoftimeve të mëhershme se forcat lojale ndaj Gadafit kanë ndërprerë operacionet në këtë qytet.

Misrata, qyteti i vetëm i madhë në perëndimin e Libisë që mbahet nën kontrollin e rebelëve, është sulmuar pandërprerë gjatë dy muajve të fundit.

Zëvendës ministri i jashtëm i Libisë, Kaled Kaim më hëret kishte deklaruar se ushtria do të suspendojë operacionet në këtë qytet për t’i lënë forcat fisnore që të zgjidhin këtë konflikt, qoftë përmes bisedimeve apo forcës.

Rebelët e kanë hedhur poshtë këtë njoftim duke thënë se fjala është për një dredhi të zyrtarëve shtetëror. Grupet për të drejtat e njeriut njoftojnë se së paku 1 mijë persona janë vrarë në Misrata gjatë dy muajve të luftimeve.
XS
SM
MD
LG