Ndërlidhjet

Papa Benedikti XVI: Solidarizohuni me refugjatët


Papa Benedikti XVI në mesazhin e tij për Pashkët ka thënë se bota sot kërkon për solidaritet me refugjatët nga zona e konfliktit, në veçanti me ata të Afrikës.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit në Romë për të dëgjuar mesazhin dhe bekimin tradicional të Papës, Urbi et Orbi (Për qytetin dhe Botën).

“Qoftë drita e paqes dhe dinjitetit njerëzor mundësia për tejkalimin errësirës së ndarjes, urrejtjes dhe dhunës. Në konfliktin aktual në Libi, të shhpresojmë që diplomacia dhe dialogu ajo që zëvendëson armët dhe të shpresojmë që ata që vuajn si rezultat i konfliktit të arrijnë paqen dhe ndihmën humanitare..”…tha Papa Benedikti XVI

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë në të gjithë botën po festojnë sot Pashkët, ditën më të shenjtë të kalendarit të krishterë ku sipas mësimeve të Kishës, Krishti Jezus u ringjall pas kryqëzimit.
XS
SM
MD
LG