Ndërlidhjet

Vritet një besimtar ultra ortodoks hebre


Një izraelit është vrarë ndërsa katër të tjerë janë lënduar sot derisa policia palestineze ka hapur zjarr në një grup personash që ishin rrugës për në vendin e shenjtë biblik, në brendi të territorit që kontrollohet nga palestinezët.

Një deklaratë e ushtrisë izraelite ka thënë se viktimat janë pjesë e një grupi ultra-ortodoks hebre që ka hyrë në atë pjesë pa një autorizim ushtarak që është i nevojshëm për vizita lutjeje në varrin e Jozefit.

Hebrejtë lejohen që të kenë qasje në vendin e shenjtë gjatë vizitave një mujore që koordinohen me forcate e sigurisë së Palestinës, mirëpo izraelitët ultra ortodoksë shpesh e injorojnë ndalesën ushtarake.

Guvernatori i rajonit ku gjendet vendi i shenjtë, Xhibril Bakri është cituar duke thënë se forcat e sigurisë palestineze fillimisht kanë gjuajtur të shtëna paralajmëruese.
XS
SM
MD
LG