Ndërlidhjet

Libi: Sulm i NATO-s kundër bazës së Gadafit


Një sulm ajror i NATO-s e ka shkatërruar një ndërtesë në kompleksin e liderit të Libisë, Muamer Gadafi.

Një zëdhënës në qeverinë e kolonel Gadafit, tha se nga ky sulm ishin plagosur 45 vetë, ndërsa disa të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ky zëdhënës vlerësoi se ky ishte sulm për ta vrarë Gadafin.

Kompleksi i kolonelit Muamer Gadafi, ishte sulmuar edhe më parë, por analistët thonë se duket se forcat e NATO-s po i intensifikojnë sulmet në kryeqytetin Tripoli, gjatë ditëve të fundit.
XS
SM
MD
LG