Ndërlidhjet

Taxhikistan: Në përleshjet në kufi me Afganistanin – dy të vrarë


Zyrtarët në Taxhikistan thonë se një militant dhe një kufitar janë vrarë në përleshjet në kufirin me Afganistanin.

Zyrtarë kufitarë të Taxhikistanit kanë thënë sot se disa militantë janë përpjekur me forcë të hyjnë në këtë vend, të shtunën në mbrëmje.

Kjo ishte përpjekja e gjashtë e luftëtarëve nga Afganistani për të depërtuar në Taxhikistan, gjatë këtij viti.

Zyrtarët ushtarakë të Taxhikistanit kanë tërhequr vërejtjen se militantët, që janë ndjekur nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, planifikojunë zgjerimin e kryengritjes edhe në vendet fqinje.
XS
SM
MD
LG