Ndërlidhjet

Jordani: Gjykohet në mungesë karikaturisti Vetergard



Një gjykatë e Jordanisë sot ka nisur gjykimin në mungesë, të artistit danez, Kurt Vestergard i cili është paditur për blasfemi rreth karikaturave kontraverze të Profetit Muhamed.

Gjykata e ka thirrur Vestergardin më 14 prill pasi e ka akuzuar atë për “kryerjen e krimit të blasfemisë” duke e vizatuar Profetin Muhamed më një bombë në kokë.

Tre vjet më parë, 17 gazeta daneze e kanë publikuar karikaturen e cila për herë të parë është publikuar në vitin 2005, duke nxitur kështu protesta të dhunshme në të gjithë botën myslimane, përfshi edhe Jordanisë.
XS
SM
MD
LG