Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në Misrata dhe në malet libiane



Në qytetin libian të Misratës raportohet vazhdimi i luftimeve të ashpra, ndonëse forcat besnike të Muamar Gadafit janë tërhequr nga qendra e qytetit.

Trupat e Gadafit kanë sulmuar me artileri dhe qytetet berbere në malet perëndimore të Libisë.

Italia raportoi se aeroplanët e saj do t'i bashkohen atyre britanike e franceze në operacionet në Libi. NATO-ja nga ana tjetër ka sulmuar një ndërtesë brenda kompleksit të Gadafit. zyrtarët libianë e cilësuan sulmin si përpjekje të dështuar për të vrarë Gadafin.
XS
SM
MD
LG