Ndërlidhjet

Egjipt: Ish ministri para gjykatës



Ish ministri i Brendshëm i Egjiptit, Habib al-Adli ka dalë sot para gjykatës në Kairo, nën akuzat se ka urdhëruar të hapet zjarr ndaj demonstruesve që e përmbysën regjimin e presidentit Hosni Mubarak.

Raportohet se përveç tij janë akuzuar edhe gjashtë ish bashkëpunëtorë të ish ministrit.

Sipas një bilanci zyrtar, 846 njerëz u vranë dhe disa mijëra u plagosën gjatë 18 ditëve të protestave popullore që detyruan Mubarakun të largohet më 11 shkurt.
XS
SM
MD
LG