Persona të panjohur kanë vrarë sot me armë zjarri një pjesëtar të Shërbimi Policor të Kosovës, në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Avni Kosumi, 41 vjeç, është vrarë në orën 01:30 të mëngjesit teksa po udhëtonte me një veturë civile, në të cilën gjendeshin edhe dy pjesëtarë të tjerë të SHPK-së dhe një civil.
Në komunikatën e Shërbimit Policor të Kosovës, thuhet se të tre pjesëtarët e këtij Shërbimi, në kohën e sulmit, po ktheheshin nga detyra në vendbanimin e tyre në Vushtrri.
Zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani tha se gjatë hetimeve janë bastistur 11 shtëpi, ndërsa janë arrestuar 2 veta për armëmbajtje pa leje, por jo të ndërlidhur me vrasjen.