Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia në Bagdad ka gjetur trupat e pajetë të 45 vetave që besohet të jenë viktima të dhunës sektare.
Vrasjet pasuan rritjen e tensioneve ndërmjet sunitëve dhe shiitëve pas ekzekutimit të ish diktatorit Sadam Hussein.
Zëdhënësi i forcave të koalicionit në Irak, gjenerali William Caldwell, tha se "ushtria amerikane nuk ka të bëjë asgjë me atë që ka ndodhur në momentet e ekzekutimit të Sadam Husseinit".
"Ne absolutisht nuk kemi të bëjmë asgjë me vendin ku është kryer ekzekutimi. Nuk kemi qenë të përfshirë as në kontrollimin e atyre që kanë hyrë brenda, dhe askush nga ne nuk ka qenë i pranishëm. Tërë rrjedha e procesit është përcaktuar nga Qeveria e Irakut", tha Caldwell.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG