Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kongresi i Shteteve të Bashkuara është mbledhur sot me përbërjen e re, në të cilën presidenti George Bush do të përballet për herë të parë me shumicën demokrate në të dyja dhomat, në Senat dhe Dhomën Përfaqësuese.
Në mesin e ndryshimeve, në këtë përbërje është demokratja Nancy Pelosi, udhëheqëse e Dhomës përfaqësuese, e para femër në këtë post.
Senatori demokrat John Reid, ndërkaq do të jetë udhëheqës i shumicës në Senat.
"Besoj se kjo është një ditë e re në Uashington. Përpjekjet tona do të fokusohen në punën e përbashkët, me bazë dypartiake me qëllim të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve amerikanë", tha Reid.
XS
SM
MD
LG