Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush raportohet se planifikon një sërë ndryshimesh të udhëheqësve ushtarakë dhe politikë, si pjesë e strategjisë së re për fitoren në Irak.
Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes nuk i konfirmuan ndryshimet, por mediat amerikane dhe zyrtarët e administratës thanë se kreu i komandës së Paqësorit, admirali William Fallon do të zëvendësojë gjeneralin John Abizaid, kreun e komandës qendrore amerikane, e cila është përgjegjëse për operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan.
Gjithashtu raportohet se gjeneral lejtnant David Petraeus mund ta zëvendësojë komandantin e trupave amerikane në Irak, gjeneralin George Casey.
Në fushën diplomatike, ambasadori amerikan në Bagdad Zalmay Khalilzad mund të emërohet ambasador në Kombet e Bashkuara, ndërsa në vend të tij do të vijë ambasadori në Pakistan Ryan Crocker.
Sot pasdite pritet që presidenti Bush të emërojë John Negroponte, drejtorin e shërbimit të kundërzbulimit, në postin e zëvendës Sekretarit të Shtetit. Zyrtarët thanë se ai do të zëvendësohet nga vice admirali në pension, Michael McConell.
XS
SM
MD
LG