Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas dhe kryeministri Ismail Haniyah nga fraksioni Hamas u dakorduan sot në Gaza për t'i tërhequr forcat e tyre në përpjekje për t'i dhënë fund luftimeve fraksionale.
Pas takimit, kreu i qeverisë Ismajl Haniyah theksoi pikat për të cilat është arritur marrëveshje.
"Të hedhim poshtë dhunën në mënyrë që t'i lëmë menjëanë dallimet e brendshme, dhe të jemi të përkushtuar në dialog si metodë e vetme për zgjidhjen e problemeve. U pajtuam poashtu për tëheqjen e personave të armatosur nëpër rrugë dhe vendosjen e forcave policore për ta mbajtur rendin dhe ligjin", tha Haniyah.
XS
SM
MD
LG