Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica u ka bërë thirrje bashkëvendasve të vet që ta mbrojnë Kosovën.
"Ne nuk do ta japim Kosovën", shkroi Koshtunica në një reklamë 2-faqëshe parazgjedhore në gazetën Politika, për të shtuar se "asnjë serb i gjallë nuk dëshiron të japë Kosovën".
"Ne duhet ta mbrojmë Kosovën së bashku, çdo njeri, çdo qytetar. Përndryshe, do ta humbim jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe identitetin e saj", ka shkruar Koshtunica.
XS
SM
MD
LG