Ndërlidhjet

BAGDAD/UASHINGTON


Zëdhënësi i qeverisë së Irakut, Ali al-Dabbagh tha se udhëheqja e Irakut do të mirëpriste shtimin e numrit të ushtarëve amerikanë në Irak. Ai këto komente i bëri para fjalimit të pritur të presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush për strategjinë e re në Irak. Por, në Uashington, kundër shtimit eventual të numrit të ushtarëve amerikanë, u shpreh senatori demokrat, Edward Kennedy:
-Ne nuk mund thjeshtë vetëm të flasim kundër përshkallëzimit të trupave në Irak. Ne duhet të veprojmë për ta parandaluar atë, tha Edward Kenedi, mbrëmë vonë në Uashington. Zyrtarët në Uashington kanë thënë se një fjalimin, që do ta mbajë sonte vonë, presidenti Bush do ti shpallë planet për shtimin e numrit të trupave amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG