Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesit e Qeverisë së Kinës në Beograd dhe Prishtinë, thanë se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të jetë e pranueshme për të gjithë dhe se kërkohet që të gjitha palët të kenë qasje të duhur ndaj çështjes së Kosovës.
Përfaqësuesit kinezë zhvilluan sot takime me liderë të institucioneve të Kosovës, ndërkohë që është hapur dhe zyra ndërlidhëse e Kinës në Kosovë. Kryeministri Agim Çeku deklaroi se nuk ka parë "ndonjë vullnet të zyrtarëve kinezë që të mendojnë dhe veprojnë ndryshe nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare".
XS
SM
MD
LG