Ndërlidhjet

UASHINGTON


Human Rights Wach tha se kredibiliteti i Shteteve të Bashkuara është minuar nga përdorimi i torturës dhe paraburgimi pa gjykim.
Raporti i sotëm përkon me 5-vjetorin e pranimit të të burgosurve parë në qendrën Guantanamo.
Keneth Roth, drejtor ekzekutiv i grupit, i tha Radios Evropa e Lirë se politikat anti-terror të presidentit George Bush, e kanë minuar rolin e Shteteve të Bashkuara si prijëse në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
"Tradicionalisht jemi mësuar t'i shohim Shtetet e Bashkuara që të prijnë, të paktën në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Por shkaku i Guantanamos dhe politikave të administratës për përdorim të torturës dhe burgosje pa gjykim si mënyrë për luftimin e terrorizmit, kredibiliteti i SHBA-ve dramatikisht është rrënuar", tha Roth.
XS
SM
MD
LG