Ndërlidhjet

BRUKSEL


Gjatë vizitës së sotme të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Robert Gates në selinë e NATO-s në Bruksel, bisedimet u fokusuan në çështjen e Afganistanit dhe të Kosovës. Burime në NATO kanë thënë se është shprehur qëndrim i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe i shefit të NATO-s se duhet të gjendet zgjidhje e statusit të Kosovës sa më shpejtë që të jetë e mundur, ndërsa KFOR-i gjatë tërë procesit duhet ta mbajë forcën në nivel të tashëm. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka thënë se "është e rëndësishme që KFOR-it të jetë i gatshëm për të gjitha mundësitë".
XS
SM
MD
LG