Ndërlidhjet

RIJAD


Arabia Saudite ofron përkrahje për rishikimin e strategjisë amerikane për Irakun, tha ministri i jashtëm Sauditë, princi Saud al-Faisal.
"Mënyrat për ta stabilizuar Irakun, nuk janë në duart tona, por në duart e vet irakianëve", tha ministri Saud al-Faisal, pas takimit me sekretaren amerikane të shtetit Condoleezza Rice në Rijad. "Kemi qëllim të përbashkët, që të kemi një Irak të bashkuar, integriteti territorial i të cilit do të jetë i paprekur. Poashtu dëshirojmë të kemi një Irak ku të gjithë qytetarët do të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe mund të llogarisin në mbrojtjen nga shteti pavarësisht nga feja apo etnia", tha Rice.
XS
SM
MD
LG