Ndërlidhjet

PARIS


Komisionari për zgjerim, Oli Ren është në favor të asaj që "ripërtritja e bisedimeve për Marrëveshjen për strabilizim-asocim" ndërmjet Baashkimit Evropian dhe Serbisë të "kushtëzohet me fatin e Kosovës", në mënyrë "që të bëhet presion ndaj Beogradit", ka shkruar e përditshmja parisiene, Mond. "Në momentin kur i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, më 26 janar duhet ti paraqesë propozimet për shkallën e pavarësisë, që duhet ti jepet Kosovës, Bashkimi Evropian po përpiqet që ta evitoj çfarëdo krize të mundshme me Serbinë dhe aleatin e saj, Rusinë", shkruan gazeta. Në artikullin mje titull "BE-ja e brengosur për shkak të lidhjes Moskë-Beograd për çështjen e statusit të Kosovës", theksohet se "Moska kërcënohet se do të paraqesë veto në secilin propozim që shqiptarëve të Kosovës tu jepet pavarësia".
XS
SM
MD
LG