Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Është koha që qytetarët e Kosovës të qeverisin me vetën dhe poashtu ka ardhur koha për vendimin rreth pavarësisë së Kosovës", ka thënë kryeministri Agim Çeku në një intervistë dhënë agjencisë AFP.
Duke folur për serbët në Kosovë, Çeku ka thënë se "askush nuk do të trokasë në derën e tyre dhe tu thotë se Kosova është e pavarur dhe ju duhet të largoheni. Ne kemi gjithçka që t'i sigurojmë dhe t'i akomodojmë ata në Kosovë. Ne madje jemi duke u ofruar atyre diskriminim pozitiv".
Çeku ka thënë se nuk ka rrezik për shpërthimin e dhunës në Kosovë. "Qytetarëve të Kosovës nuk u duhet dhuna ngase janë lodhur nga dhuna.
Ky është një proces i përbashkët me komunitetin ndërkombëtar të cilët sikurse edhe ne, janë të interesuar që ta bëjnë Kosovën një tregim të suksesshëm", ka thënë kryeministri Agim Çeku.
XS
SM
MD
LG