Ndërlidhjet

BERLIN


Një stuhi e fuqishme që po kalon nëpër Evropën Perendimore ka goditur sot Britaninë, Gjermaninë dhe Holandën, duke i lënë së paku 11 të vdekur.
Kristof Hartman, zëdhënës i Shërbimit Meteorologjik të Gjermanisë tha se, stuhia është e pazakonshme.
"Ajo që e bënë stuhinë të pazakonshme, është se do ta godas tërë Gjermaninë dhe jo vetëm disa pjesë. Kjo është ngjarje shumë e rrallë", tha Hartman.
Si pasojë e erërave të forta të përcjellura me shi janë bllokuar shumë rrugë, hekurudha, si dhe janë mbyllur aeroportet.
Stuhia do t'i godas edhe vendet fqinje të Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG