Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian pret që me 2 shkurt t'i merr propozimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe më pas do të filloj një periudhë më të gjatë negociatash. Kështu deklaroi sot në Bruksel një zyrtar i lartë Këshillit të Ministrave të BE-së.
Ai më tej ka thënë se shefat e diplomacisë së BE-së të hënën do të fillojnë t'i shqyrtojnë me shumë kujdes rezultatet e para të zgjedhjeve në Serbi, për të cilat ka thënë se do të kenë reflektim të madh në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe procesin e anëtarsimit të Serbisë në familjen evropiane.
XS
SM
MD
LG