Ndërlidhjet

PRISHTINË


Elektorati serb mund t'i refuzoj politikanët nacionalist në zgjedhjet e së dielës dhe ta injoroi bindjen e tyre se Serbia mund të ketë kontroll mbi Kosovën, ka thënë kryeministri i Kosovës Agim Çeku, në një artikull të botuar në 'International Herald Tribune'.
"Iluzioni se Kosova sërish do të jetë pjesë e Serbisë, është më mirë të lihet anash. Serbisë nuk i duhet Kosova me qëllim që ajo të lëviz drejt Evropës", tha Çeku.
"Presim që Ahtisaari ta mohoj kërkesën e serbëve që Kosova të ketë autonomi të gjërë brenda kufijëve të Serbisë, ndërsa ti mbështes synimet e Kosovës për pavarësi", ka thënë kryeministri Çeku.
XS
SM
MD
LG