Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush kërkoi nga Kongresi ta mbështesin politikën e tij për dërgimin e 21 mijë e 500 trupave shtesë në Irak, duke thënë se plani paraqet shpresën më të mirë për sukses. Këto komente Bush i bëri në fjalimin e tij vjetor.
"Qytetarët, komandantët ushtarak dhe unë me shumë kujdes e kemi shqyrtuar këtë opsion. Kemi diskutuar çdo qasje të mundshme. Në fund, e zgjodha këtë mënyrë të veprimit pasi ofron shpresat më të mira për sukses. Shumica në këtë dhomë e kuptojnë se Amerika nuk duhet të dështoj në Irak, ngase rrethanat e dështimit mund të jenë brengosëse", tha Bush.
Presidenti Bush përsëriti thirrjen e tij para Kongresit, për t'a përkrahur strategjinë e re për Irakun.
"Vendi ynë është duke ndjekur strategjinë e re për Irakun dhe kërkoj nga ju që t'i ofroni mundësinë për të funksionuar. Dhe poashtu kërkoj që t'i përkrahni trupat tona në terren dhe ata në rrugë për t'iu bashkangjitur", tha Bush.
Duke folur për herë të parë para Kongresit me shumicë demokratike, presidenti amerikan tha se sikurse shumë të tjerë më parë, mund të punohet pavarësisht dallimeve, për arritjen e gjërave të rëndësishme për popullin amerikanë.
XS
SM
MD
LG