Ndërlidhjet

PRAGË


Duke reaguar ndaj fjalimit vjetor të presidentit George Bush, senatori amerikan nga Virgjinia, Jim Ueb, e akuzoi presidentin për "pamaturi", duke i çuar Shtetet e Bashkuara në luftë, ndërsa i bëri thirrje që të filloj tërheqjen e trupave nga Iraku.
Ndaj fjalimit vjetor të presidentit Bush, i cili përsëriti planin e tij për rritjen e numrit të trupave në Irak, ka reaguar edhe ministri japonez i Mbrojtjes. Fumio Kyuma tha se presidenti amerikan George Bush ka gabuar për invadimin e Irakut. Ai shtoi se Japonia duhet t'a shqyrtoj me kujdes nëse do t'a përtërijë përkrahjen logjistike për forcat e saj në Irak para se misioni i tyre të përfundoj në korrik.
Ndërkohë në Irak, politikanët Sunitë dhe Shiitë thanë se kanë parë shumë pak risi në fjalimin vjetor të presidentit George Bush.
Nga ana tjetër komandani i sapoemëruar i forcave amerikane në Irak, gjenerali David Petraeus shfaqi besimin se plani i ri i presindetit Bush për Irakun, mund t'i ndal vrasjet sektare atje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG