Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit i hodhi poshtë planet e presidentit George Bush për të dërguar më shumë trupa në Irak. Paneli i kontrolluar nga demokratët votoi me 12 vota pro dhe 9 kundër, në favor të rezolutës jo-obligative, e cila strategjinë e re të Bushit e cilëson "kundër interesit kombëtar".
"Unë besoj se çdo aspekt i politikës së presidentit ka qenë një dështim. Kam bërë 7 udhëtime në krahinën Anbar, dhe nuk kam gjetur asnjë oficer, nga togeri deri në gjeneral, të më thotë se kanë bërë ndonjë progres qenësor", tha demokrati Joseph Biden, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme.
Republikan Richard Lugar, nënkryetar i Komitetit, tha se ka dyshime në disa pika të planit të Bushit, por shtoi se masat duhet ta reflektojnë konsenzusin. Javën tjetër rezoluta pritet të diskutohet në Senat.
XS
SM
MD
LG