Gjenerali amerikan, Henry Obering tha se sistemi raketor i mbrojtjes që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta vendosin në Poloni dhe në Çeki nuk ka qëllime kundër Rusisë, por kundër kërcënimeve potenciale nga raketat me rreze të gjërë veprimi nga Irani ose nga shtetet e papërgjegjshme. Polonia dhe Çekia janë pajtuar që ti fillojnë bisedimet me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje. Gjenerali Obering i hodhi poshtë deklaratat e Rusisë se plani i Shteteve të Bashkuara mund ta shqetësoj balancimin e sigurisë rajonale, duke thënë se në asnjë mënyrë ky sistem nuk mund ta neutralizoj arsenalin e madh të Rusisë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.