Ndërlidhjet

VJENË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisari sot në Vjenë para anëtarëve të Grupit të Kontaktit e paraqiti propozimin e tij për statusin e Kosovës.
Pas takimit, Ahtisaari deklaroi se kjo ishte një mbledhje e rregullt, ndërkaq zëvendësi i tij Albert Rohan ka deklaruar se takimi ishte shumë i mirë dhe pozitiv.
Ndërkaq agjencita e lajmeve Reuters, duke iu referuar qarqeve diplomatike njoftoi se Rusia ka kërkuar shtyrjen e vendimit për statusin e Kosovës deri në formimin e qeverisë së re të Serbisë.
Vendet anëtare të Grupit të Kontaktit u përfaqësuan nga drejtorët politikë të ministrive të jashtme. Përmbajtja e propozimit të Martti Ahtisaarit nuk do të bëhet publike deri më 2 shkurt, kur parashihet që propozimi t'i dorëzohet Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG