Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat e sigurisë irakiane të mbështetur nga helikopterët e ushtrisë amerikane janë përleshur sot me militantët sunitë në jug të Bagdadit. Zyrtari i lartë lokal, Asaad Abu Gilel tha se një helikopter i Shteteve të Bashkuara është rrëzuar në përleshje afër qytetit të shenjtë, Naxhaf. Ai njoftoi se operacioni kishte filluar pas raporteve se kryengritësit po planifikonin vrasjen e liderëve fetarë shiitë dhe të pelegrinëve gjatë festivalit shiit Ashura. Nga dhuna e sotme në Bagdad, në Jurf al-Sakhr dhe në Kirkuk u vranë së paku 33 vetë. Njëherësh, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka raportuar për vdekjen e tre pjesëtarëve të saj, që numrin e ushtarëve të vrarë amerikan në Irak, gjatë këtij muaji, e ngriti në afro 80.
XS
SM
MD
LG