Ndërlidhjet

RRIPI I GAZËS


Gjatë luftimeve ndërmjet grupimeve rivale palestineze, Hamas dhe Fatah në Rripin e Gazës, gjatë katër ditëve të fundit, janë vrarë së paku 24 vetë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Të shtënat vazhduan edhe sot në qytetin e Gazës, ndërsa dhuna u zgjerua edhe në Bregun perëndimor. Persona të armatosur, që mendohet se janë nga Fatahu, kanë rrëmbyer 11 vetë. Si presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abbas nga Fatahu, ashtu edhe kryeministri Ismail Haniyah nga Hamasi kanë bërë thirrje për ndaljen e armiqësive.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG