Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë irakianë thonë se forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të Irakut kanë vrarë afro 300 militantë, të cilët dyshohej se po planifikonin të sulmonin myslimanët shiitë gjatë festivalit fetar të Ashureve. Tash për tash nuk ka konfirmime të pavarura të numrit të viktimave në përleshjet e djeshme afër qytetit të shenjtë Naxhaf. Zyrtari i lartë lokal, Asaad Abu Gilel tha se militantët kishin planifikuar ti sulmojnë liderët fetarë shiitë dhe pelegrinët, që merrnin pjesë në festivalin e shenjtë Ashura.
XS
SM
MD
LG