Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një ligjëvënës nga Partia Republikane, e paralajmëroi presidentin George Bush se ai vetë nuk mund të marrë vendime rreth përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Irak.
Senatori Arlen Specter i bëri këto komente duke u përgjigjur në deklaratën e Bushit se ai vetë "vendos" për Irakun.
"Me respekt do t'a këshilloja presidentin se ai nuk është i vetmi që vendos rreth dërgimit të trupave amerikane në Irak. Vendimmarrja është përgjegjësi e përbashkët me Kongresin", tha Specter.
XS
SM
MD
LG