Ndërlidhjet

BAGDAD


Qeveria irakiane u ka bërë thirrje vendeve fqinje, përfshirë Iranin dhe Sirinë, për t'u takuar në mars ku do diskutohej situata politike dhe e sigurisë në Irak. Ndërkohë njoftohet se janë ndaluar të gjitha fluturimet nga Siria për në Irak, në kuadër të përgatitjeve të qeverisë irakiane për një fushatë të re sulmesh ndaj kryengritësve në Bagdad dhe rrethinë.
Në zhvillime të tjera, të paktën 6 veta janë vrarë dhe 12 janë plagosur nga një shpërthim mëngjesin e sotëm në qendër të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG