Ndërlidhjet

BEOGRAD


Propozimi për statusin e Kosovës është "kompromis" ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, tha i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, sot në Beograd, pasi e prezantoi planin e tij për statusin e Kosovës.
Plani që formalisht iu prezantua presidentit Boris Tadiq, është "rezultat i negociatave intenzive një vjetore me palët", tha ish presidenti finlandez.
"Është një propozim kompromisi", tha ai, për të shtuar se konsultimet e mëtejme ndërmjet palëve mund të mbahen më vonë gjatë këtij muaji, dhe se verzioni aktual "është draft dhe jo propozim final".
Kryenegociatori Ahtisaari ishte i detyruar që në presidencë të hyjë nga dera e prapme, sepse para ndërtesës protestonin anëtarët e shoqatavae të personave të zhdukur nga Kosova.
Rreth 100 demonstrues mbanin në duar pllakata me mbishkrimet "Thaçi në Hagë", "Çeku në Hagë", dhe "Kosova është shpirti i Serbisë", ndërsa nga presidenca i ndante vetëm një kordon i policisë.
Agjencitë serbe të lajmeve njoftuan se Tadiq i ka propozuar Martti Ahtisaarit t'i pranojë përfaqësuesit e protestuesve, por ish presidenti finlandez ka thënë se "kjo nuk i intereson".
XS
SM
MD
LG