Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka thënë se pret që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të miratojë një rezolutë të re në muajin prill, e cila do t'i hapte rrugën pavarësimit së Kosovës. Çeku ka thënë se plani i Martti Ahtisaarit e përshkruan Kosovën si shtet të pavarur, dhe ia jep asaj atributet e shtetësisë.
"Kosova përfundimisht po e kalon fazën e fundit drejt pavarësisë", ka thënë Çeku për Associated Press.
Lidhur me reagimin e zyrtarëve në Beograd, Çeku ka thënë se "reagimi para leximit të planit vetëm tregon se ata janë kundër pavarësisë së Kosovës", dhe ka shtuar se plani paraqet një "balancë të mirë ndërmjet vullnetit të popullatës shumicë dhe garancave të forta për mbrojtjen e pakicave".
XS
SM
MD
LG