Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEOGRAD


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që ta pranojnë planin e Kombeve të Bashkuara për Kosovën.
Në një intervistë të botuar për gazetën beogradase "Glas Javnosti", Çeku ka thënë se procesi për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, është një rast që zgjidh shumë dilema dhe pasiguri për serbët.
"Ne u kemi zgjatur dorën, mirëpo serbët e Kosovës ende nuk janë të gatshëm t'a pranojnë realitetin se ata jetojnë në Kosovë, ndërsa mendojnë që jetojnë në Serbi", ka thënë Çeku.
Ai ka shtuar se "serbët e Kosovës janë të hutuar dhe në ankth për shkak se u janë ekspozuar presioneve të mëdha të Beogradit".
XS
SM
MD
LG