Ndërlidhjet

MOSKË


Tre zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropain sot qëndrojnë në Moskë në përpjekje për t'i zbutur dallimet mes Rusisë dhe BE-së lidhur me të ardhmen e Kosovës.
Treshja e përbërë nga shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana, ministri i Jashtëm gjerman, Frank Valter-Shtajnmajer, dhe Komisionerja për Marrëdhënie me Jashtë Benita Ferrero-Valdner, u takuan me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Para vizitës, Solana deklaroi për shtypin rus se "Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit mban përgjegjësi të veçantë lidhur me çështjen e statusit të Kosovës". Solana gjithashtu është shprehur se Kosova është çështja kyçe me të cilën Evropa do të përballet gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG