Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zyrtarë të partive më të mëdha politike në Serbi kanë arritur koncensus të përgjithshëm gjatë një takimi të sotëm me presidentin serb Boris Tadiç, se negociatat e mëtutjeshme rreth statusit të Kosovës, duhet të shtyhen deri në formimin e përbërjes së re parlamentare.
Presidenti Tadiç ka insistuar që Parlamenti të formohet para 13 shkurtit me qëllim që ekipi serb të jetë i gatshëm për negociatat në Vjenë.
Ndërkohë, që shumica e përfaqësuesve në konsultime u pajtuan që presidenti duhet të udhëtoj në Vjenë më 13 shkurt, për t'a njoftuar Ahtisaarin se Serbia nuk mund t'i përgjigjet propozimit të tij derisa Kuvendi i Serbisë të mos deklarohet rreth kësaj çështjeje. Mirëpo këtë opsion presidenti serb nuk e ka komentuar.
XS
SM
MD
LG