Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri britanik për Evropën, Geoff Hoon tha sot në Beograd se beson që përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari do të tregojë fleksibilitet kur është është fjala për shtyrjen e bisedimeve për Kosovën deri në konstituimin e Parlamentit të Serbisë.
"Ahtisaarit i mbetet të vendosë për kohën e bisedimeve. Më herët ai ka dëshmuar fleksibilitet të veçantë duke shtyrë shpalosjen e planit të tij deri pas zgjedhjeve në Serbi. Jam i bindur se ndaj një kërkese të tillë Ahtisaari do të veproj ngjashëm", ka thënë ministri Hoon.
Pas takimit me ministrin e Jashtëm serb Vuk Drashkoviç, Geoff Hoon vlerësoi që plani i Ahtisaarit duhet të shqyrtohet me kudjes.
Ndërkaq Drashkoviç ka thënë se nuk ka dyshim që propozimi i Ahtisaarit "është dokument për shtetin e pavarur të Kosovës".
Ndërsa në takimin e Geoff Hoon me presidentin serb, njoftohet se Boris Tadiç ka përsëritur qëndrimin se Serbia është kundër pavarësisë së Kosovës dhe do të vazhdoj t'i mbroj interesat e veta.
XS
SM
MD
LG