Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e përkrahin fuqishëm propozimin e Martti Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës, ka thënë sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës Përfaqësuese.
Rice shtoi se SHBA-të po punojnë me Rusinë dhe vendet tjera Evropiane për zbatimin e propozimit.
"Shumë shpesh kam biseduar me rusët, para së gjithash për faktin se Kosova nuk është precedent", ka thënë Condoleezza Rice për të shtuar se "sa më shumë që kjo çështje të zhagitet, aq më të mëdha janë gjasat për prishjen e rendit brenda vetë Kosovës".
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice gjithashtu ka thënë se shqiptarët kanë përgjegjësinë për të mbrojtur të drejtat e pakicave dhe të bëjnë krejt që është e mundur që serbët të ndjejnë se vërtet mund të jetojnë në Kosovë.
"Ne nuk e duam një Serbi revanshiste dhe të zemëruar dhe rrjedhimisht jemi duke punuar me aleatët tanë evropianë që Serbia të kuptoj se i takon Evropës", ka thënë Rice.
XS
SM
MD
LG