Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


I dërguari i posaçëm për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari bisedon sot në Nju Jork me përfaqësuesit e këshillit të Lartë politik të Kombeve të Bashkuara lidhur me propozimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Në takimin, i cili drejtohet nga kreu i organizatës botërore Ban Ki Moon, merr pjesë edhe shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker.
Sipas zëdhënësit të UNOSEK-ut Remi Dourlot, Ahtisaari do t'ua prezantojë anëtarëve të këshillit planin e tij në detaje, ndërsa më pas do të mbajë një konferencë me gazetarë.
XS
SM
MD
LG