Ndërlidhjet

JO MË PËR KOSOVËN


"The Guardian"

Në vitin 2005, krerët e Kombeve të Bashkuara gjatë një samiti shtetëror kanë miratuar standarde të përkohshme humanitare të së drejtës ndërkombëtare dhe kanë aprovuar doktrinën “Përgjegjësia e Mbrojtjes”, e cila merret me të drejtën ndërkombëtare të sovranitetit. Ky dokument përmban elemente të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe në të thuhet se sovraniteti është një kontratë midis qytetarëve dhe shtetit të tyre dhe kur shteti masakron dhe keqtrajton qytetarët e vet, atëherë kontrata prishet. Në këtë kuadër, është menduar se njerëzimi do t’i ketë të qarta shkaqet që kanë nxitur lëvizjen për pavarësinë e Kosovës. Dhjetë vjetë të apartaheidit që regjimi i Slobodan Milosheviqit ka ushtruar kundër shqiptarëve të Kosovës dhe përpjekjet intenzive për spastrim etnik është dashur ta bëjë të qartë se lidhjet politike midis Serbisë dhe Kosovës janë zgjatur përtej shkëputjes. Natyrisht, pas rrënimit të Milosheviqit serbët kanë mundur të thonë se iu vjen keq për atë që u ka ndodhur shqiptarëve dhe të ofrojnë disa ndryshime, por nuk e bënë. Nacionalistët serbë, kanë kërcënuar dhe janë përpjekur të demonizojnë viktimat e tyre, megjithëse duhet pranuar se kanë qenë të detyruar t’i ndjekin penalisht disa nga ata që kanë kryer vrasje masive në Kosovë, pas shfaqjes së më shumë se një mijë të trupave të pajetë të shqiptarëve, të varrosur nën stacionet policore në Serbi. Deri më tash, kjo është e gjithë ajo që Beogradi ka bërë për ta tërhequr shumicën shqiptare afër vetes. Ndërkohë, nacionalistët kanë vazhduar të jenë pompozë, duke e shpallur Kosovën si pjesë të pandashme të Serbisë dhe duke u përpjekur të shkëpusin veriun e Mitrovicvës, prej nga shqiptarët janë spastruar etnikisht. Ka ardhur koha që përkëdhelja të marrë fund dhe naconalistët duhet përballur me realitetin. E mbikqyrur apo jo, pavarësia për Kosovën është e vetmja rrugë përpara dhe nëse nacionalistët në Beograd dëshirojnë të kërcënohen dhe të shkëpusin raportet me fqinjët e tyre, me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, lërini ta bëjnë.
XS
SM
MD
LG