Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dy persona kanë vdekur pas plagëve të marra në protestën e djeshme të Lëvizjes "Vetvendosje" në Prishtinë. Në një komunikatë të policisë së UNMIK-ut thuhet se dy të plagosurit kanë vdekur mbrëmë pas plagëve të marra.
Komisioneri i policisë Stephen Curtis ka thënë se "është për keqardhje humbja e dy jetëve", në protestën e djeshme të Lëvizjes "Vetvendosje".
"Demonstruesit afër ndërtesës qeveritare detyruan policinë të ndërmarrë masa defanzive në përpjekje për të rivënë rendin", ka thënë Stephen Curtis, për të shtuar se do të bëhet një hetim i pavarur dhe transparent lidhur me vdekjen e tyre.
Policia ka njoftuar se në protestën e djeshme kanë marrë pjesë rreth 2500 veta.
XS
SM
MD
LG