Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka dënuar "çdo formë të demonstratave të dhunshme", duke paralajmëruar se ato e kërcënojnë procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës.
"Askush në rrugët e Prishtinës apo të Beogradit nuk guxon të mashtrojë veten se me dhunë mund të ndihmojë zgjidhjen e këtij procesi. Për të dyja palët është me interes që propozimet e Martti Ahtisaarit t'i marrin seriozisht", ka thënë Scheffer pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.
Ky i fundit ka deklaruar se zgjidhja më e shpejtë e statusit të Kosovës është në interes edhe të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG