Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisionari i policisë së UNMIK-ut Stephen Curtis konfirmoi se ka dhënë dorëheqje.
"Sot i kam ofruar dorëheqjen sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Kisha nderin të komandoj me policinë e UNMIK-ut dhe Shërbimin Policor të Kosovës, dhe shpresoj të paktën të kem kontribuar në zhvillimin e tyre", tha Curtis në një konferencë të jashtzakonshme për shtyp në Prishtinë, duke mos i komentuar arsyet e dorëheqjes së tij.
Më herët, shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se ka kërkuar nga komisionari i policisë ndërkombëtare, Stephen Curtis të japë dorëheqje në lidhje me protestat e 10 shkurtit në Prishtinë. Ruecker tha se dorëheqja nuk do t'i paragjykojë hetimet rreth shkaqeve për vdekjen e dy të rinjve, por më shumë ka të bëjë me përgjegjësinë parimore dhe politike.
XS
SM
MD
LG