Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka arritur sot për vizitë në Prishtinë.
Me këtë rast Scheffer do të bisedojë me komandantët e KFOR-it dhe me Ekipin Negociator për çështjen e sigurisë. Vizita e tij vjen pas protestave të 10 shkurtit në Prishtinë, me ç'rast u vranë 2 persona dhe dhjetëra u lënduan.
Scheffer dje në Bruksel ka thënë se "askush në rrugët e Prishtinës apo të Beogradit nuk guxon t'a mashtrojë veten se me dhunë mund të ndihmojë zgjidhjen e këtij procesi".
XS
SM
MD
LG