Ndërlidhjet

BUKURESHT/VARSHAVË


Autoritetet në Bukuresht kanë refuzuar të komentojnë ndërlidhjen e mundshme të forcave rumune në vdekjen e dy protestuesve të shtunën në Prishtinë.
"Hetimet e Kombeve të Bashkuara po vazhdojnë dhe nuk do të bëjmë kurrfarë komenti derisa rezultatet të bëhen publike", e transmetojnë agjencitë zëdhënësen e policisë Despina Sorin.
Sipas policisë, 97 nga 115 pjesëtarët e njësitit rumun kanë qenë të angazhuar për sigurinë gjatë protestave.
Ndërkohë, komandanti i njësitit polak të policisë së UNMIK-ut ka garantuar se njerëzit e tij nuk janë fajtorë për vdekjen e dy të rinjve.
Robert Zhukjevski i ka thënë gazetës Zheçpospolita se 80 nga 115 pjesëtarët e njësitit polak kanë vepruar në bazë të rregullave, dhe se asnjë polic polak nuk ka gjuajtur në kokë të protestuesve.
XS
SM
MD
LG