Ndërlidhjet

VJENË


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari ka thënë se janë shumë të vogla gjasat për të arritur një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës.
Në një intervistë për Associated Press, një ditë pasi parlamenti i Serbisë me shumicë votash hodhi poshtë planin e tij, Ahtisaari pranoi se palët rivale kanë qëndrime të ngulitura për të ardhmen e Kosovës.
"Ka shumë pak gjasa që të lëvizim në këtë çështje", ka thënë ai, për të shtuar se askush nuk ka pritur që parlamenti i Serbisë të thotë "ne e mirëpresim pavarësinë e Kosovës".
Ahtisaari gjithashtu u ka bërë thirrje aktivistëve pro-pavarësisë së Kosovës që të përmbahen nga dhuna.
"Shpresoj se ata që e kanë planifikuar këtë, do të mendojnë me kujdes se çfarë në të vërtetë duan", ka thënë ish presidenti finlandez.
"Shpresoj që njerëzit ta shfrytëzojnë të drejtën për të demonstruar paqësisht, por t'i lënë gurët dhe hedhjen e gurëve jashtë demonstratave", ka thënë Ahtisaari.
XS
SM
MD
LG