Ndërlidhjet

TIRANË


Në Shqipëri sot u mbajtën zgjedhjet lokale. Megjithëse parashihej që vendvotimet të mbylleshin në orën 18, disa prej tyre mbetën të hapura për shkak të radhës së votuesve që pritnin për ta hedhur votën e tyre. Është apeluar që në qendrat e votimit të mos ndalej rryma elektrike. Pandeli Majko nga Partia Socialiste opozitare tha se çfarëdo që të jetë rezultati, kjo parti nuk do ta kontestoj atë. Në këtë aspekt ai kërkoi edhe deklarim nga Partia Demokratike. Deri në orët e mbrëmjes, raportohet se kishin votuar afro 42% e zgjedhësve. Rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve pritet të shpallen nesër në mëngjes. Liderë partiakë të pozitës dhe opozitës u shprehën se nuk ka pasur incidente që do të ndikonin në rezultatet e zgjedhjeve. Raportohet se këto zgjedhje u vëzhguan nga afro 3 mijë monitorues vendës dhe nga 323 vëzhgues nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës.
XS
SM
MD
LG